Donald Trump kishte përcaktuar pritshmëritë e tij që nga fillimi i fushatës presidenciale më shumë se një vit më parë, shkruan BBC.
Shumë pak njerëz menduan që ai do të garonte me të vërtetë, por e bëri atë.
Ata menduan që ai nuk do të ngjitej në sondazhe, por ai e bëri.
Ata thanë se ai nuk do të fitonte në rezultatet paraprake, por ai e bëri.
Ata thanë që ai nuk do të fitonte nominimin nga republikanët, më pas e fitoi.
Së fundmi ata thanë se nuk kishte mundësi që ai të garonte, lëre më të fitojë zgjedhjet e përgjithshme i vetëm.
Tani Trump është president i zgjedhur.
Këtu do të gjeni pesë arsyet si e arriti ai atë që nuk pritej nga shumica dhe ishte e pakuptueshme nga shumë.
1.Vala e të bardhëve nga Trump
2.Donald i papërshkueshëm nga plumbat e skandaleve
3.Ai garoi kundër demokratëve. Garoi edhe kundër forcave në partinë e tij. Ai i mundi të gjithë.
4.Faktori Comey, kur drejtori i FBI-së publikoi letrën në të cilën thuhej se do të rihapej hetimi për email-et e Hillary Clinton.
5.Ai i besonte instinkteve të tij.
Diskutime rreth kësaj post