Deputeti i PS Alket Hyseni, ka deklaruar se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është arritur qëllimi që PS ka pasur për ta bërë atë funksionale, duke plotësuar kështu një nga kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare.
Hyseni gjithashtu ka ka folur edhe për listën e kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhje, ku është shprehur se procesi ka filluar nga baza dhe më pas do të vijojë dhe krasitja.
“PS funksionon në bazë të kodit zgjedhor dhe lista depozitohet 50 ditë para zgjedhjeve. Nga baza deri në kryesi të partisë. Ka filluar procesi, shporta e kandidaturave është mbushur nga baza e PS. Fillon step by step krasitja e kësaj liste për të krijuar në fund atë më të mirën e mundshme. Ne presim të qetë 25 prillin sepse s’janë etapat problem për ne”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post