Më parë u raportua se NATO do të dislokojë një numër të shtuar të trupave në Kosovë, si pasojë situatës së tensionuar të ditëve të fundit në veri.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se NATO do të dërgojë në Kosovë 700 trupa shtesë, vendim i marrë pas plagosjes së 30 trupave të KFOR nga protestuesit serbë ditën e djeshme.
“Ne kemi vendosur që brenda pak ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues të NATO-s. KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg.
VIDEO:
#NATO Secretary General @jensstoltenberg: we have decided to deploy within days 700 more troops to #Kosovo, and put additional forces on higher readiness. These are prudent steps, ensuring @NATO_KFOR has the forces & capabilities it needs to fulfil its UN mandate.
🎥⬇️ pic.twitter.com/jGb5rC8Rv1
— Oana Lungescu (@NATOpress) May 30, 2023
Diskutime rreth kësaj post