Makina e ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, është sulmuar nga serbët.
Siç duket edhe në fotot më poshtë, në automjet janë shkruar simbole nacionaliste serbe dhe automjetit i është hequr targa.
Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.
Megjithëse KFOR dhe forcat e policisë janë të pranishme në zonë, kjo nuk i ka ndaluar ata të kryejnë akte sulmuese mbi automjetet pranë komunave apo të tentojnë të hyjnë me forcë brenda në institucione.
Korrespondentja e Top Channel në Kosovë bën me dije se ndaj gazetarëve janë përdorur terma ofendues nga protestuesit serbë.
Diskutime rreth kësaj post