Ndërkohë që në 24-25 shtator pritet të mblidhet Këshilli Europian, proceset diplomatik e po intensifikohen. Sipas mediave turke, Rexhep Tajip Erdogan do të ketë një telekonferencë të Martën me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.
Sipas TRT, tema e telekonferencës do të jenë marrëdhëniet e BE me Turqinë por edhe tensioni i fundit në Mesdheun lindor me Greqinë.
Sipas mediave turke zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin në një intervistë ditën e djeshme tha se Erdogan kishte patur bisedime me kryeministrat e Italisë dhe Spanjës dhe disa kontakte me Merkel.
“Qëllimi i këtyre kontakteve është të zvogëlojnë tensionin në zonë. Ne e kemi bërë të qartë se jemi gati të diskutojmë të gjitha çështjet me Greqinë pa parakushte”, – shtoi Kalin.
Diskutime rreth kësaj post