Në festën e 4 Korrikut, Donald Lu-ja tha se ajo ishte festa e fundit e Pavarësisë që i drejtohej publikut shqiptar, duke iu referuar emërimit të ri si ambasador në Kirgistan.
Por nuk zgjati as një orë nga fjala e diplomatit amerikan që qarqe në politikën shqiptare, kryesisht opozitare, të nxitonin për folur për largim, ikje të diplomatit që u kishte shkaktuar aq dhimbje stomaku sa që nuk i kursyern as fake neës-et pa fund të përhapur në mediat online dhe media sociale, rreth fatit të tij politik në raport me vendin që përfaqsonte.
Megjithatë, nuk mbaroi me kaq.
Në një ditë të nxehtë fundgushti, përkatësisht dje, kur pritej që në Tiranë të caktohej apo të ngarkohej një diplomat nga Uashingtoni si i ngarkuar me punë për të udhëhequr tranzicionin deri në ardhjen e ambasadorit të ri, Donald Lu është rikthyer fuqishëm me një fjalim tipik të tij.
Siç ka ndodhur këto tre vjet, ishte një mesazh me dy paragrafë ku ka edhe qëndrim por edhe propozim, ku “mbyll porta” dhe “hap dyer” për një zhvillim politik në vend.
Donald Lu për TCH deklaroi se “politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë”, pasi SPAK do të ngrihet së shpejti, së bashku me organet e reja të drejtësisë.
Ai dha recetën: gjyqtarët e Apelit që i shpëtojnë vettingut do të propozohen për në KLGJ, ndërkohë që prokurorët e pastër për në KLP.
Menjëherë pas kësaj zgjidhet pasardhësi i Arta Markut, që sipas gjasave do të jetë një proces ku opozita do të hyjë në lojë.
Dhe këtë e bëri të ditur hapur dje Donald Lu.
Mosbesimi i Bashës ndaj Arta Markut, duket është marrë parasysh dhe i është dhënë një shans, që sipas gjasave është i fundit për kryetarin e PD-së.
Basha duhet të hyjë në proces për të propozuar, mbështetur dhe votuar një kryeprokuror të pastër dhe të dakortësuar nga palët, por me kusht që ai do të jetë kryemenaxheri i stinës së re të drejtësisë.
Nga ana tjetër, Lu bëri të ditur qartë se SPAK apo Prokuroria Speciale që do të merret me politikanët, do të jetë një trupë që nuk duket se do të kalojë nga kompromisi politik por vetëm nga kriteret ligjore e profesionale.
Mesazhi i ambasadorit Lu dje ishte shumëdimensional, pasi foli edhe për të treguar se ai është i ngarkuar nga qeveria e Presidentit Trump, deri sa në Tiranë të vijë ambasadori i ri, apo të paktën deri në fund të këtij viti.
Shkurt: i ngriu buzëqeshjen atyre që bërtitën “Uraaaa..” për ikjen e tij.
Dhe dalja e Lu-së ndodhi pikërisht pas rifreskimit të të dhënave të CIA-s ku bëhej e qartë se në Tiranë ambasador është pikërisht ai, Lu-ja.
Ky i fundit, këtë mesazh duket e theksoi fort ndaj atyre qarqeve që kanë thirrur për largimin e tij. “Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë”…mesazh që paralajmëron se më shumë se trazirat e vjeshtës, do të jetë balloja e prangave të shtatorit. /tesheshi.com/
Diskutime rreth kësaj post