Aktivistja Brizida Gjikoni e sheh si një shenjë emancipimi faktin që qeveria ‘Rama 3’ përbëhet nga 12 femra dhe vetëm 5 meshkuj.
“Dje ditë e shënuar për gratë shqiptare në historinë e tyre. Të kesh gati 70% të qeverisë të përbërë nga femra është lajm shumë i mirë. Kjo valë emancipimi për gruan shqiptare ka përcjellë vetëm mirë. Rama tha se nuk është ideja ime për të bërë një model të emancipuar grash, por gjeta vendin e duhur në kohën e duhur. Emancipimi për mua është pikë kyçe. Për mua është arritje e madhe”, – tha Gjikondi.
Me ndarjen e pozicioneve Gjikondi tha se Rama ka ndëshkuar ata që nuk kanë punuar për partinë por për interesa personale. Sipas saj këto kanë qenë mesazhe se kush punon për partinë vlerësohet. Këtu përmendi edhe Taulant Ballën, i cili u “zhvesh” nga postet e rëndësishme që mbante në parti ndonëse doli më i votuari në zgjedhjet e 25 prillit.
“Rama ka ndëshkuar me heshtje me pozicionime të reja ose me pozicionime dhe rehabilitime të gjithë ata që nuk kanë punuar për partinë por për vete. Kam përshtypje se këtu duhet të fokusohej, te pjesa e përulësisë te pjesa e të punuarit në grup dhe për partinë, dhe kjo është filozofia e Ramës. Në disa qarqe ka pasur orientim të votës nga drejtuesi politik i qarkut. Se kanë kuptuar mesazhin që duhet të punojmë fortë për PS”, – tha Gjikondi.
Diskutime rreth kësaj post