Blushi dhe Hafizi do të shpallin nesër projektin e tyre politik, që do emërtohet “Lista e Barabartë” dhe që do thirret LIBRA.
Gjatë mbledhjes së nesërme do të miratohet statuti dhe manifesti i LISTA-s.
Po përse është vendosur që kjo lëvizje e re politike të ketë këtë emër.
Ka disa kuptime.
Së pari ai është një lojë fjalësh apo akronim i emërtimit zyrtar i këtij projekti, pra Lista e Barabartë.
Gjithsesi nëse do ishte një akronim i pastër i këtyre dy fjalëve fjala “LIBRA” nuk do përputhej shumë pasi në rast se do merrnim dy germat e para të dy fjalëve do akronimi do të dilte “LIBA”.
Por të njëjtat burime kanë saktësuar se emri LIBRA lidhet edhe me emërtimin latin të shenjës së Peshores në horoskop.
Dhe kjo për këtë forcë të re politike ka një domethënie të qartë që lidhet me drejtësinë dhe barazinë.
Pra sipas tyre kjo forcë politike ashtu siç edhe është përkufizimi i shenjës LIBRA ka në thelb barazinë dhe drejtësinë në mënyrë simetrike.
Një tjetër logjikë që mund të ketë çuar iniciatorët e këtij projekti për ta titulluar atë LIBRA mund të ketë të bëjë edhe me vetë dy themeluesit e kësaj force, Blushin dhe Hafizin, njëri shkrimtar dhe tjetra akademik, pra të dy persona të fushës së librave.
Çka në fakt mund të ketë një kuptim pasi kërkon të përcjellë një mesazh se kjo forcë politike do të jetë streha e njerëzve intelektualë dhe jo e njerëzve të fortë dhe që vijnë nga bota e errët e krimit, siç vetë nismëtarët e këtij projekti kanë akuzuar partitë e mëdha se kanë lejuar të aderojnë në radhët e tyre./Mapo/
Diskutime rreth kësaj post