Analisti Mustafa Nano e sheh si të domosdoshëm bashkëpunimin maxhorancë-opozitë për të çuar përpara një sërë reformash të rëndësishme.
Sipas tij integrimi nuk ka rënë si kauzë, por është thjeshtë në një proces vonesash. Nano tha për MCN se bashkëpunimi maxhorancë opozitë do të krijonte bazament dhe se kur një parti të rrëzohet nga pushteti dhe një tjetër ta marrë atë nuk do të jetë e nevojshme të rrëzohen reformat e mëparshme.
“Nuk besoj se integrimi ka rënë si kauzë, jemi në një proces vonesash por kjo mbetet në aspiratat e shqiptarëve. I gjithë ngërçi është për shkak të rregullave të BE. Lidhur me bashkëpunimin maxhorancë opozitë unë mendoj se duhet për një numër reformash që duhet të jenë produkt i negociatave maxhorancë opozitë si rregullat elektorale, çështja e presidentit dhe një numër të tjera reformash që edhe kur të ndërrohet pushteti të mos rrëzohen. Duhet të krijohet njëfarë bazamenti dhe në këtë kuptim bashkëpunimi është i nevojshëm. Të krijohet një mundësi për një ballafaqim civil që palët të shprehin ide dhe të bihet dakord për të arritur marrëveshje”, – tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post