Mbrëmjen e djeshme moderatori Blendin Fevizu e provokoi kryeministrin Rama duke e pyetur në lidhje me akuzat e opozitës, sipas të cilës akuzohet se tundohet nga personat me të kaluar kriminale dhe madje i ka futur edhe në Kuvend.
Shefi i qeverisë është shprehur se nuk ekziston asnjë raport i tillë.
Blendi Fevziu: Ju keni qenë pedagog, djali i një pedagogu, artist, njeri i lexuar, keni shkruar libra. Pse duket sikur keni një lloj tërheqje ose një lloj tundimi nga personat me precedent penal?
Kryeministri Edi Rama: Këtë ma keni krijuar ju, unë s’kam asnjë…
Blendi Fevziu: Po se nuk duket se ju lidh asgjë me këto personazhe.
Kryeministri Edi Rama: Ma keni krijuar ju, unë s’kam asnjë tundim, asnjë tërheqje të veçantë ndaj askujt që është në këtë botë të punës time. Janë të gjitha pjesë të një bashkëkohësie tonës që në një mënyrë ose në një tjetër janë përzier në periudha, në momente të ndryshme, por s’kam asnjë tërheqje.
Diskutime rreth kësaj post