Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për të zgjidhur çështjen e krizës në kufi mes Shqipërisë e Greqisë. Ai cilëson replikat Meta- Rama si luftë propagandistike.
“Kjo është luftë propagandistike.Ta çosh çështjen tek greku është gabim, pavarësisht se edhe Greqia ka ato problemet e veta, një lloj racizmi ndaj shqiptarëve. Sigurisht ne na takon përgjegjësitë tona. Përgjegjësia e parë e madhe e qeverisë ishte menaxhimi skandaloz i pandemisë.
Duhet parë këtu, dhe pse kjo qeveri s’ka mundësi të bëjë tampone kur kemi gjithë këto pasanikë të mëdhenj. Ky është problemi i parë. Skandaloze që ti shkon në Itali t’i bëjnë falas. Këta vijojnë me gënjeshtra. Këtu s’ka shtet. Mbretëror një anarki, ujku mjegull do.’’, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post