Zgjedhja e presidentit të vendit prej javësh ishte tema kryesore e mediave dhe politikanëve në vend. Tani edhe pasi u zgjodh debatet vazhdojnë.
Pavarësisht se ka shprehur hapur kritikat për procedurën e ndjekur nga Meta për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij si president, ish-kryeinistri Sali Berisha e ka “kursyer” Metën pas përplasjeve të fundit. Në një dalje për mediat ai tha se nuk ka asnjë krisje të marrëdhënies me Metën por u shpreh se ka vetëm një qejfmbetje.
“Jo unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është se Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim por germa është germë dhe nuk ka kufizime je jashtë apo brenda si kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.
S’kam asnjë qejfmbetje me Metën. Do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë, kjo është e vetmja qejfmbetje. Shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla. Germa e kushtetutës nuk parashikon bllok, fryma është tjetër” .
Lexo edhe: Berisha e kontestoi, Presidenca sqaron si e firmosi Meta lirimin e Begajt nga detyra nga Stambolli: Kushtetuta e para
Kreu i PD-së ka konfirmuar se do të jetë në opozitë së bashku me Presidentin Ilir Meta pasi të lërë detyrën më 24 korrik. I pyetur nëse i druhet një tradhtie nga Meta, ai tha prerazi jo.
Pyetje: Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?
Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.
Pyetje: Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?
Jo nuk i druhem, nuk i druhem aspak asnjë tradhtie.
Prononcimi i plotë i Berishës
Pyetje: Në Tiranë ka mbërritur raportuesi i CDU-së gjermane për Shqipërinë, a keni zhvilluar një takim me të?Përfaqësues të PD-së janë takuar me të. Po ju vetë zoti Berisha?
Berisha: Përfaqësues të PD-së janë takuar me të. Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit.
Pra, ky akt, ky “Samit i Ohrit”, është një Samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit. Duket sikur do i shtohet dhe Mali i Zi dhe pavarësisht akuzave Open Ballkan vazhdon? Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë sepse Mali i Zi ka një kompozim në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është të themi serbe në fakt.
Pjesa dërrmuese e popullsisë malazeze nuk është me origjinë serbe dhe në ruajte të këtyre ekuilibrave, por presidenti Gjykanovic ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe të hapur anëtarësimin e vendit të tij në nismën e Ballkanit të Hapur.
Pyetje: Zoti Berisha do shkoni në gjykatë Kushtetuese për proçedurën e përzgjedhjes së Presidentit. Meta ju ftoi ta conit në gjykatë po ashtu dhe zonja Kryemadhi?
Berisha: Jo, unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por germa është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.
Pyetje: Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?
Berisha: Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.
Pyetje: Mendoni se po i jep sinjale Ramës për një bashkëpunim Meta me këtë veprim?
Berisha: Jo, nuk mendoj. Normalisht. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër.
Pyetje: Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?
Berisha: Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.
Pyetje: Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?
Berisha: Jo nuk i druhem. Nuk i druhem aspak asnjë tradhëtie.
Diskutime rreth kësaj post