Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, me pretendimin se ky i fundit gënjeu se ka mbështetje nga BE për ‘Mini-Shengenin’.
Postimi i Vasilit
Ja se si genjeu Edi Rama per mbeshtetjen e BE per Minishengenin!
Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.
Ja si gënjente ne 30 dhjetor:
“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA.”, – deklaroi Rama
Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:
“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.
Pse gënjen Edi Rama?
Pse Edi Rama ja ngul thikën pas shpine Kosovës?
Pse Edi Rama bën gjithshka per izolimin e Kosovës?
Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?
Diskutime rreth kësaj post