Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në Zona Zero në Top Neës pasditen e sotme foli për përplasjet brenda selisë blu.
Lidhur me firmat e mbledhura nga Berisha ditën e djeshme, që nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u quajtën një bllof, Balliu tha se të thuash këtë është diçka qesharake.
“Nuk i çuam firmat në Kinë, por i çuam në zyrën e Edi Palokës, 5 hapa larg zyrës së Gazment Bardhit.
Është qesharake të thuash që luajtën bllofin. A nuk i njeh Gaz Bardhi këto struktura demokratike që dhanë firmën. Si nuk i njeh ai këto? Këto firma bëhen në bazë të database-it që ka PD. Verifikimi në Kuvend, bëhet gjatë Kuvendit,” tha Balliu.
Ky i fundit tha se Foltorja ka pasur një impakt pozitiv në shoqëri pasi i ka dhënë të drejtën e fjalës çdo qytetari.
“Nuk e kuptoj pse Gaz Bardhi lexonte statusin e 2010-s, se shiko se ata kanë rënë në një dëshpërim, në një depresion, janë futur brenda 4 mureve të Bashës që vjen era vetmi, era depresion.
Kjo Foltore shkoi edhe përtej Partisë Demokratike, se i dha zë çdo shpirti e qytetari të thjeshtë. Sa kohë ka që një parti politike nuk e bën këtë?,” u shpreh ish-deputeti.
Diskutime rreth kësaj post