Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, foli sot për nisjen e fushatës elektorale dhe pritshmëritë e mazhorancës për zgjedhjet e 25 prillit.
Kuko tha sot për A2, se tensionet në Elbasan në ditën e verës, por dhe episode të tilla që shoqërohen me tensione në fushatë, janë situata artificiale që bëhen me qëllimin për të krijuar frikë dhe pasiguri te qytetarët.
Po ashtu, Kuko tregoi se policia ka marrë masa dhe është organizuar që fushata, por dhe procesi zgjedhor, të jetë sa më i qetë.
“Gjithmonë ka një plan masash kur vjen puna për organizimin zgjedhor. Sa i përket tensionit, është mendësi humbësi, askujt nuk i pëlqen që të ketë tensione. Njerëzit janë të lodhur nga përplasjet politike, nga tensionet në terren, nga pandemia. Pjesa e tensionit në terren, për mua është më tepër një ndjesi frike që duan të krijojnë që njerëzit të mos shkojnë të votojnë, të kenë frikë sesa një klimë reale. Flas në përgjithësi, është e nxitur në mënyrë artificiale.
Duket sikur ky tension vjen nga qytetarët, por nuk vjen prej tyre. Qytetarët shohin jetën e tyre. Vjen nga elemente që duan të krijojnë tensione, kushdo qofshin këta. Nuk duhet t’iu japim vëmendje. Duke iu kthyer policisë, ka një organizim dhe një plan masash dhe kanë marrë trajtim nga prezenca e OSBE-së. Policia është e mirëtrajnuar. Kemi të njejtët njerëz që kanë menaxhuar zgjedhjet gjithë këto vite. Kanë përvojë dhe marshi i gabimit të tyre do të jetë shumë i ulët”, – shprehet Kuko.
Diskutime rreth kësaj post