Aktivistja Brizida Gjikondi diskutoi sot në emisionin ‘Breaking’ për përplasjet brenda PD-së.
Brizida pohoi se pa u aprovuar me një vendim gjykate, kuvendi i Berishës është nul, asgjë nuk bëhet pa e vendosur gjykata e Tiranës.
Deklarata e Gjikondit:
“Ligji për partitë politike tregojnë si funksionon, çdo parti politike ka dosjen e saj është ligji ai që vendos. Pa u aprovuar me një vendim gjykate, kuvendi është nul, asgjë nuk bëhet pa e vendosur gjykata e Tiranës. I gjithë ky vendim është nul dhe nuk merren vendime të tilla.
Berishës nuk i intereson të ketë një vendim gjykate por të sulmoj PD dhe atij nuk i tolerohet. Kuvendi duhet të drejtohet nga një komision prej 5 vetash të dërguara nga PD, ky vendim është një nul dhe Berishës i intereson konflikti. PD nuk është klinikë dentare por një institucion më vete”, tha aktivitja Brizida Gjikondi.
Diskutime rreth kësaj post