Ish-ministri i PD-së, Arben Imami ka kujtuar edhe njëherë tensionet e ’97-ës me ish-liderin e PD-së, Sali Berishën. I ftuar në emisionin ‘Spotlight’ ai sqaroi dhe njëherë se pse kërkoi asokohe largimin e Berishës nga posti i presidentit dhe si u morën vesh më vonë.
“Ajo që kam thënë në ’97-ën, e kam thënë edhe në 2007-ën, kur kam qenë shef i kabinetit të kryeministrit Berisha. Siç erdhën ngjarjet, përgjegjësia kryesore ishte e Sali Berishës. Unë kam bërë një deklaratë ku kam kërkuar që Berisha të largohet si president i vendit. Besoj që ka qenë deklaratë e drejtë në atë kohë. Kam menduar kështu në vitin 2007, vijoj të mendoj edhe sot. Por, kjo nuk më ka ndaluar. U morëm vesh, sepse Sali Berisha, së pari, njohu gabimet e tij. Sepse, Sali Berisha, mirë ose keq, i qëndron fjalëve që thotë. Kaq. Fluksi në PD u krijua hap pas hapi dhe u krijua nga Berisha se nga brenda PD-së ka patur shumë rezistencë”, – tha ish-ministri Imami.
Duke krahasuar tensionin me Bashën, me atë me Berishën në ’96-ën, Imami u shpreh se nuk është aspak i njëjtë, duke shtuar se Berisha është padyshim një kundërshtar i denjë.
“Nuk jemi sot në tension me Bashën, siç kemi qenë në -96-ën me Berishën. Por, nuk kemi as pikën më të vogël të dyshimit që ka qenë një kundërshtar i denjë.”, – u shpreh Imami.
Diskutime rreth kësaj post