Gazetari Arian Çani teksa ka komentuar përballjen mes Berishës dhe Bashës tha se krahas luftes së tyre për pushtet, risia e vërtetë sipas tij që e intrigon më shumë është fakti se në këto 30 vite më në fund kemi fillimin e një partie sovraniste.
Deklarata e Çanit:
“E para nuk ka sonadazhe dhe detyrohemi tja fusim kot sipas mendimit tonë. Ky vend është një vend ku gjithçka është qesharake. Se kuptoj dhe kur ka vend për biznes nuk ka biznes. Nuk do e blente Basha apo Berisha një sondazh të vërtetë, një sandazh që tja bëj një kompani tjetër dhe jo ta bëjnë njerëzit e tyre.
Nëse do i besojmë Euronews i vetmi që e bëri, nxori Berishën me 60% mbështetje.
Ajo që dua të shtroj për debat nëse ka një risi në këtë histori nuk është më shumë se kjo që po shohim luftë për pushtet, por nuk është kjo që na intrigon risia në këto 30 vite është që më në fund kemi fillimin e një partie sovraniste, jo detyrismisht antiamerikane. Këta e dinë qe Berisha është i padëshiruar nga Amerika dhe i shkojnë nga mbrapa.”-shprehet Çani.
Diskutime rreth kësaj post