Në media është përfolur për përplasje mes Ardit Gjebreas në njërën anë dhe Vera Grabockës e Alketa Vejsiut në anën tjetër. Shkas u tha të jetë rivaliteti i krijuar me dy festivalet e fundvitit, ‘Kënga Magjike’ dhe ‘Festivalit të Këngës’ që këtë vit mban vulën e dyshes së njohur.
Madje, u përfol se mes Gjebreas dhe Grabockës ka pasur një zënkë brenda korridoreve të Klanit në lidhje me një pjesë të stafit të rekrutuar për punë edhe tek festivali i fundvitit nga Vera dhe Alketa.
Por një postim i fundit i Alketa Vejsiut ka shuar zërat për një sherr të mundshëm.
Ajo ka qenë mbrëmë në Pallatin e Kongreseve teksa në një postim në Instagram i ka dhënë vëmendjen e merituar edicionit të sivjetmë të ‘Kënga Magjike’. Përpos postimit, Vejsiu është kujdesur që ta mbulojë në çdo detaj përmes portalit të saj si për të dëshmuar se ato që shkruhen në portale nuk qëndrojnë.
‘Dje ne Festivalin Kenga Magjike!
Gjithmone jam ulur ne kete salle per te duartrokitur muziken shqiptare!’, shkruan Vejsiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post