Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme mu në qendër të Shëngjinit, ku sipas informacioneve të para, mësohet se dy persona, të identifikuar si Florjan Dushku 28 vjeç dhe një 19 vjeçarë me inicialet S.B, kanë mbetur të plagosur.
Dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Florjan Dushku mësohet se ka qenë pjesë në incidentin e zgjedhjeve të ndodhur në Shëngjin ku mbeti i plagosur.
Sipas policisë, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri dy personat të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.
Për momentin nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në hyrje dhe në dalje të Shëngjinit dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Diskutime rreth kësaj post