Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kritikuar kandidatin e Rithemelimit për Bashkinë Himarë, Alfred Bejlerin. Çollaku është shprehur se Bejleri haptazi ka shkelur sovranitetin e vendit duke përdorur për fushatë, flamurin e vorio epirit. Ai u kërkoi demokratëve të mos e votonit, ndërsa shtoi se duhet refuzuar nga çdokush një person i cili shkel integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të vendit.
“Ky eshte kandidati per kryetar bashkie ne Himare,i mbeshtetur nga Rithemelimi dhe PBDNJ.
Asnje nga pjeset e PD nuk mund te mbeshtese nje kandidat per Himaren qe ben fushate me flamurin e Vorio Epirit.
Une u kerkoj miqeve te rithemelimit qe sado te ndare te jemi ne shume ceshtje duhet refuzojme bashke nje kandidat qe sfidon integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues te Shqiperise.”- shkruan Çollaku.
Sali Berisha firmosi marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke i kandidatët në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit.
Diskutime rreth kësaj post