Analisti Afrim Krasniqi e ka konsideruar ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta në selinë e FRD-së, një incident të panevojshëm, të evitueshëm dhe të dëmshëm për Shqipërinë.
Sipas tij në raste të tilla duhet të veprojnë institucionet në mënyrë që të shmangen incidente e rënda në fushatë.
“Duhet të veprojnë institucionet, nëse nuk veprojnë në raste të tilla imagjino nëse na ndodhin incidente të rënda në fushatë. Nuk është veprim presidencial dhe nuk është as funksion i presidentit të shkojë kur ka incidente dhe nuk është këshillë e mirë e atij që e ka këshilluar për të shkuar. Ajo që bëri mekanzima dhe ligjërimi janë të papranueshme”-tha ai.
Analisti thotë se duhet të veprojë prokuroria, pasi nuk janë partitë ato që marrin kompetenca administrative.
“Nga incident zyrash po kthehet në incident politik dhe kjo është tipike për mënyrën si i trajtojmë konfliktet, në momentin që Meta u përfshi oficerët e prokurorisë duhet të ndërhynin për të bërë hetime dhe të na jepnin një qëndrim zyrtar. Nuk janë partitë ato që marrin kompetencat e bashkisë dhe nuk mund të bëjnë partitë interpretimin e akteve administrative. Shteti nuk ndërhyn në selitë e partive”-shtoi analisti.
Diskutime rreth kësaj post