Përplasja e një kryeministri me presidentin e Republikës për emërimin e një ministri është diçka krejt normale. Ndodh dhe në vendet ku ka lindur demokracia. Anormale janë tonet që po përdoren dhe mbi të gjitha shkaqet që çuan tek ky konflikt që ka pushtuar gjithë mediat nga të dyja anët e Drinit.
Kryeministri është në të drejtën e vet të ndryshojë bashkë me ministrin e vet dhe politikën e jashtme të qeverisë së tij. Ndërkohë dhe presidenti është në të drejtën e vet të verifikojë besueshmërinë e atij që propozohet si shef i diplomacisë. Kjo mënyrë sovrane e ushtrimit të kompetencave kushtetuese duket se e ka nervozuar Ramën.
Kryeministri ndoshta mendon se presidenti i republikes ka po aq vlerë për atë sa kryetari i garancive statuore në PS. I duket e çuditshme që presidenti mund t’i kthejë pas propozimin për të emëruar një ministër. Ministrat që u shkarkuan dhe ata që u ngarkuan i mësuan ndryshimet vetëm kur lideri suprem ju drejtua kombit përmes televizionit.
Shaka të tilla kurrë s’kanë ndodhur më parë. Shaka të tilla mund t’i pranojnë vetëm ata që bëjnë pjesë në entourage të Ramës. Por Shqipëria formalisht ka dhe institucione të tjera përtej atyre që funksiojnë sipas humorit të rradhës në partinë në pushtet. Me arrogancën e Ramës jemi mësuar.
Ajo që la gojë hapur këdo ishte harbutëria e Baton Haxhiut. Ishte preludi i gjithë sulmit që Rama ndërmori 24 orët e fundit kundër Metës. Një bashkëpunëtor i vetëdeklaruar i shërbimit të fshehtë serb i drejtohet Kryetarit të shtetit shqiptar sikur t’i drejtohej kopshtarit të vilës së tij, arrogancë që as Dushan Mugosha nuk e kishte në këto përmasa.
Akuzat “agjent i Asfalisë dhe UDB” janë përdorur kaq shpesh në hapësirën shqiptare sa thuajse e kanë humbur çdo efekt. Le të themi ca të vërteta të thjeshta. Baton Haxhiu e ka pranuar publikisht të paktën dy herë se ka bashkëpunuar me shërbimin e fshehtë serb të kohës së Miloshevicit. Rrëfimi i tij në Tribunalin Ndërkomëtar të Hagës është publik. Gjendet fare lehtë në web e këtij institucioni. Në këtë rrëfim tregon bashkëpunimin e tij me drejtuesin e shërbimit të fshehtë të gjithë Judosllavisë së Milloshevicit, Jovica Stanishic, pasi kishte bashkëpunuar më parë me drejtuesit e UDB në Prishtinë. Kjo dëshmi është me zë dhe figurë, në tre gjuhë në pëkrthimin zyrtar të Tribunalit, e zezë mbi të bardhë në transkiptin e seancës gjyqësore që ka zgjatur pesë orë. Kjo është e fare e qartë. E dinë të gjithë në Prishtinë. Ajo që mbetet enigmë është si ky i pacipë arriti të faktorizohet kaq shumë në Tiranë. Të faktorizohet kaq shumë sa të impponojë se kush do jetë shef i diplomacisë së shtetit shqiptar. Madje të luajë skena deliri sa ti thotë “Ilirit” se po “bën gabim historik dhe do mbajë përgjegjësi që pengon dekretimin e zotit Genti Cakaj”.
Përgjigjia e pyetjes se përse pikërisht tani po largohet Ditmir Bushati dhe po vihet Gent Cakaj shpegon gjithë këtë nervozizëm që po konstatojmë. Kryeminsitri dhe ministri i tij i jashtëm duket se kanë qëndrim të kundërt për një çështje kaq sensitive siç është ajo e negociatave Kosovë-Serbi. I pari duket se është bashkëautor i marrëveshjes për ndarjen e Kosovës. Bushati publikisht e ka konsideruar këtë projekt një aventurë. Ministri i jashtëm është një nga tre zyrtarët e lartë që ka të drejtën të flasë në emër të shtetit. Pikërisht për këtë arsye Bushatin kërkojnë ta largojnë dhe ta zëvendësojnë me protege e dikujt që mundësoi takimin kokë më kokë mes Ramës dhe Vuçiçit. Pikërisht për këtë arsye madhore presidenti ktheu pas dekretin.
Rama dhe Haxhiu në një përpjekje të sforcuar po përpiqen t’i mbushin mendjen publikut shqiptar se kanë piketuar si ministër të jashtëm gati gati një gjeni. Refuzimin e këtij djalit që flet me një sintaksë që nuk gjendet në asnjë prej gjuhëve indoevropiane e shesin si “gabim historik”, a thua se në atë zyrë nuk kanë qenë më parë personazhe vërtet historikë si Ismail Qemali, Fan Noli e Enver Hoxha. Sado të rreken mecenët e Cakës për të shitur krunden për miell kemi të bëjmë me dikë që njohuritë e tij për shtetin nuk i kalojnë as ato Qemalit, elektricistit më jetëgjatë të ministrisë së jashtme. Mjaftojnë dy fakte të bëra publike.
E para, Cakaj me entuziazmin e tij djaloshar u ngut të vinte në profilin e tij në Tëeeter titullin e ministrit, menjeherë pas mbledhjes së Asamblesë së PS.
E dyta, fakti që ka qendruar shtatë muaj në postin e zëvendësministrit të jashtëm pa kryer detyrimin më minimal, pajisjen me çertifikatën e sigurisë.
Rama i kërkoi falje Kosovës për mos dekretimin e Cakës nga Meta. Haxhia shkoi më tej: Kjo do krijojë ndarje mes Kosovës dhe Shqipërisë. A thua sa Meta refuzoi Isa Boletinin apo Hasan Prishtinën. Procesi i afrimit të shqiptarëve nga të dyja anët e Drinit është i pakthyeshëm, pavarësisht se biznesmeni i parë që u shfaq në Tiranë ishte Hajdin Sejdia dhe i pari gazetar që ju hapen ekranet është Baton Haxhia
Diskutime rreth kësaj post