Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të prokurorisë së posaçme SPAK ka tensionuar marrëdhënien mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe ambasadores së SHBA-së Yuri Kim.
Analisti Arjan Curri thotë se Prokuroria e Posaçme nuk është e pavarur:
“Për mua qëndron i varur, i varuar nga ameikanët apo Rama është çështja. Nëse një prokuror që ka integritet, kur nuk i shkon kryeministrit kur e thërret, a ka më integritet kur i shkon ambasadores kur e thërret. Për mua nuk ka!”
Më tej Curri ngre pyetjen se “çfarë e shqetëson ambasadoren Kim, kur prokurorët kanë dalë nga reforma në drejtësi”:
“Ambasadorja amerikane thotë se ka indicie që procesi po manipulohet, por një nga këta të tre do të zgjidhet. Të tre prokurorë të SPAK janë. Nëse një nga ata është i korruptuar, atëherë ku është rezultati i reformës? Pse është e shqetësuar Kim?”
Këtë të premte pritet të zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion.
Këshilli i Lartë i prokurorisë duhet të një zgjedhë 1 prej 3 kandidatëve Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Për këtë proces, ambasadorja amerikane ka përsëritur kërkesën e SHBA-së që politika të qëndrojë larg të influencuarit në zgjedhjen e një kandidati preferencial.
Reagimet kanë qenë të njëpasnjëshme nga kryeministri Edi Rama, i cili pas statuseve në Tëitter të Kim, ka postuar tëett-et e tij, me kërkesën se edhe ndërkombëtarët duhet të qëndrojnë larg këtij procesi.
Diskutime rreth kësaj post