Nga Vlora ku është stacionuar për të ndjekur zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Ilir Meta denoncoi se pjesëtarë të stafit të PS-së në qytetin bregdetar që drejtohet nga Damian Gjiknuri, “po ndajnë pula të kalbura”.
Për vrasjen në Elbasan, kreu i shteti tha se “nuk mund të bëj asnjë koment për këtë cështje” por shtoi se “mund t’ju them që në Berat, furgoni që u kap me miell dhe ashtu…dhe ka edhe disa furgona të Damianit në Novoselë me pula të kalbura, duhet ta kishte kapur policia për veshi dhe ti çonte në prokurori. Në rastin konkret nuk mund të flas, shpreh keqardhjen më të thellë. Të gjithë konfliktet këtu i krijon një person, që është tmerruar nga vota e lirë.
Prova na mjaftojnë zgjedhjet e 2017, zgjedhjet moniste të 2019 dhe sjellja e tij e fundit, për të përjashtuar kryetarin e bashkisë këtu nga fushata se nuk ju bind që të vendosej humbës në listë këtu. Policia të ndalojë bandën e Astirit që ndan pula dhe zarfe. Kanë filluar të ndajnë pula në Vlorë, të gjithë e dinë kush ndanë lekë në Vlorë”, akuzoi Meta.
Diskutime rreth kësaj post