Mbrëmjen e djeshme, Olsa Muhameti ja qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ka folur për emisionin e ri që do të nis në Top Channel. Nisur nga kjo moderatoret i kanë bërë një pyetësor, ku është pyetur se me cilin do të bënte një bisedë tunduese me Arjan Konomin apo Olti Currin.
Rikujtojmë se blogeri Olti Curri ka qenë opinionist i Përputhen 1 dhe më pas Arjani. E përsa i përket pyetjes Olsa ka thënë:
“Pa dyshim që do më joshte një bisedë me Arjan Konomin sepse është analist i programit, apo të dy kanë qenë.”
“E harrova vet, apo si Çani se ai thotë se njoh, s’mbaj mend”- e ka ngacmuar Dalina.
“Unë jam e drejtpërdrejtë. Po për momentin e kisha harruar se ka ndodhur shumë kohë para. Arjan Konomi është një njeri që punon. E harrova atë kohë. Dhe unë i vlerësoj shumë njerëzit që punojnë, nuk e di ky personi punon apo jo, ky tjetri ndërkohë që mendoj sa kohë një njeri punon ka të drejtë të gjykojë dhe të përgojojë. Se më keni kapur një pikë këtu. Ju goca punoni, të gjithë punojnë, disa të tjerë përgojojnë punën.”– ka thënë Olsa.
“Edhe Olti ka një biznes të vetin dhe e mban shumë mirë edhe pse secili ka marrëdhëniet e veta”- ka thënë Dalina.
Më tej Olsa ka shtuar: Po flas në përgjithësi për njerëzit që punojnë.
Diskutime rreth kësaj post