Përplasja mes Policisë dhe tifozëve të Partizanit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena” gjatë supersfidës, Partizani Skënderbeu ka bërë që policia të nis një hetim të thelluar dhe të çel hetim për shtatë shtetas
Sipas policisë, hetim ka nisur për: E.D, 54 vjeç, banues në Tiranë R.H, 58 vjeç, banues në Tiranë F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë A.P, 19 vjeç, banues në Tiranë F.O, 26 vjeç, banues në Tiranë, M.K, 19 vjeç, banues në Tiranë, SH.M, 43 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas, në orën 16:35 në unazën e qytetit Elbasan, në momentin e ardhjes të autobuzave të tifozave të Skenderbeut të Korçës , në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë goditur me sende të forta njërin prej autobuzave, duke dëmtuar xhamin anësor të mjetit me targa KO 1750B, drejtuar nga shtetasi GJ.R.
Në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”, nga veprimet e tyre, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarre) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të Repartit F.N.SH. Tiranë.
Nga këto veprime, u dëmtuan dy punonjës policie si dhe janë thyer paisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po vazhdon punën për për identifikimin e shtetasve të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post