Partia Demokratike është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ish-deputeti Gent Strazimiri tha se qëllimi i opozitës është që të shpëtojë vendin nga kjo qeverisje.
‘PD dhe opozita po përgatiten për zgjedhje, jemi në fazën e riorganizimit dhe të forcimit për të përmbyllur një proces organizativ në struktura. Qëllimi është të shpëtojmë vendin duke e nxjerrë nga kriza, të shpëtojmë nga kjo qeveri e kapur disa herë në krim. Kjo qeveri që ka gjymtuar parlamentin dhe na ka kthyer në një shtet monopartiak të skandaleve, të varfërisë dhe mosfunksionimit të ligjit.” – tha ish deputeti.
Diskutime rreth kësaj post