“Tradhti ruse” e quan gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, dislokimin e befasishëm të rreth 200 trupave ruse në Aeroportin e Prishtinës, më 12 qershor të vitit 1999. Rusia donte të turpëronte NATO-n, por edhe të shpërfaqte ambiciet e saj imperialiste, thotë Clark, 25 vjet pas incidentit.
Në kohën kur ndodhi, ai ishte komandant suprem i NATO-s dhe po vëzhgonte vendosjen e një misioni paqeruajtës të aleancës ushtarake në Kosovë.
“Ky është, në thelb, një problem politik dhe është duke u trajtuar në mënyrë politike. Nuk është duke ndikuar në dislokimin e forcave tona apo në aktivitetet tona, kështu që le ta zgjidhim në nivel politik”, tha atëkohë Clark.
NATO-ja do të vendosej në Kosovë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës – më 9 qershor, 1999 – me të cilën mori fund lufta në Kosovë dhe forcat e atëhershme jugosllave u tërhoqën.
Misioni paqeruajtës KFOR u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Rezoluta 1244 e tij i autorizoi shtetet anëtare të OKB-së për të mbajtur një prani ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.
Rusia – e cila luajti rol në bindjen e presidentit të atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviç, për t’i dhënë fund luftës – synonte një sektor të vetin në Kosovë, të pavarur nga NATO-ja, kujton gjenerali Clark.
Diskutime rreth kësaj post