Fatbardh Kadilli u shpreh se më 11 dhjetor do shkojë në Kuvend t’i përsërisë demokratëve se duhet një lidership i ri, nuk është as Basha, por natyrisht nuk është Berisha.
Por zoti Berisha e ka deklaruar haptazi që po kërkon rikthimin në krye të PD-së. Zoti Kadilli u shpreh se kjo nuk është zgjidhje.
Deklarata e Kadillit:
“Me modesti do t’i paraqes demokratëve nevojën për një lidership të ri. Ne nuk mund të vazhdojmë t’i servirim të njëjtën gjellë shqiptarëve vetëm duke e ngrohur pak. Ne duhet t’i servirim një propozim të ri, dhe ky propozim i ri nuk mund të jetë zoti Berisha me gjithë respektin ndaj ti. Nuk është as zoti Basha, i cili ka konsumuar çdo lloj shansi e kemi mbështetu pa kufij”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post