Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 17:30 Këshillin Kombëtar të PD-së. Kjo u bë me dije pas Kuvendit të 18 dhjetorit ku u hodhën poshtë të gjitha vendimet e marra nga Kuvendi i Sali Berishës që u zhvillua një javë më parë se ai i Bashës.
Pasi Berisha shkarkoi Bashën, sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhin dhe 3 nënkryetarët në Kuvendin e tij, “hakmarrja” e kreut të PD ishte edhe më e ashpër. Lideri demokrat në Kuvendin e PD vendosi të shkarkojë Berishën nga çdo funksion drejtues në parti, duke e lidhur këtë me shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit nga SHBA.
Në të njëjtën ditë, Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha shkarkoi me referendum kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Dy liderët e grupimeve kundërshtare brenda forcës politike opozitare më të madhe në Shqipëri, Berisha dhe Basha, me vendimet e marra dhe sulmet e ndërsjellta po ecin drejt ndarjes.
Basha e konsideron Berishën një ish-deputeti PD duke e “zhveshur” nga çdo pozicion me PD.
Diskutime rreth kësaj post