Presidenti Ilir Meta do të jetë në një konferencë për mediat në orën 20:00. Sipas zëdhënësit të tij, Tedi Blushi kreu i shtetit është i hapur për cdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përģjigje.
Kjo konferencë vjen pasi Kuvendi zgjodhi të hënën dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje.” shkruan zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.
Kujtojmë se Parlamenti zgjodhi me 105 vota kandidatet Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Vendimi i Parlamentit duket i sforcuar, duke qenë se ai nuk pati mundësi të zgjedhë mes tre kandidaturave, por në të dy rastet kishte vetëm një mundësi për të zgjedhur. Dhe menjëherë pas votimit, Partia Demokratike foli për shkelje të Kushtetutës.
“Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin. Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fiktiv. Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, duke mbështetur më pas dhe arsyetimin e bërë nga presidenti Ilir Meta për këtë çështje.
Nga ana e tyre, Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, përshëndetën vendimin e parlamentit.
Diskutime rreth kësaj post