Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në emisionin “Vila 24” në News 24, ndër të tjera ka folur edhe për ndikimet që kanë tek familja e tij kërcënimet apo përplasjet e tij me politikën, për shkak të profesionit që bën.
Ai ka kujtuar përplasjen televizive me ish-kryeministrin Sali Berisha, në studion e Eni Vasilit, ndërsa ka shtuar se ish-kryeministri ka të mirat dhe të këqijat.
“Kam pasur kërcënime deri me rrënjet familjare. Mjafton të kujtoj rastin e fundit, përplasjen që kam pasur para afro një muaji tashmë, sigurisht shumë të shqetësuar, kam larguar familjen nga Tirana, pa zbardhur e nesërmja, ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes, nga spitali i Çorovodës më thonë që nëna ime kishte përfunduar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Unë i kam të dy prindërit të moshuar, jetojnë në Skrapar. Babai që i ka kaluar të 70, më merrte në telefon dhe me lot në sy më thoshte bëj kujdes, por ata nuk e kuptojnë se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë dhe ti duhet ti sqarosh.
Debati me Berishën ka nisur afro një muaj resht para se të debatonim ne studio. Nuk e dija që do të ishte pjesë në emision. Unë i kam bërë faktet publike. Berisha për mua ka të mirat dhe të këqijat e tij.
Unë kam zgjedhur të merrem me të këqijat. Kisha një muaj që s‘po mund të përgjigjesha. Ndaj dhe ia rendita të gjitha në emision”.
Duke vijuar më tej, Hoxha shton: “Im atë edhe pse kishte një punë të thjeshtë në Skrapar sa herë unë përplasesha me dike i çonin një njoftim do paraqitesh te prefekti se do shkarkohesh nga puna, pastaj do duhet të merrja unë dikë në telefon dhe ti thosha që vërtet ai është babai im, por shikoni për kë voton një herë pastaj merruni me të”, vijoi me tej Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post