Analisti Afrim Krasniqi e ka quajtur përplasjen mes Presidencës dhe Mazhorancës një konflikt mes Presidentit dhe institucionit të Kryeministrit dhe jo më shumë se sa kaq sa i përket plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se palët po synojnë kontrollin e Gjykatës Kushtetuese kur ajo pritet të marrë dy vendime shumë të rëndësishme që prek të gjitha institucionet.
“Vendimi i parë do të jetë në lidhje me legjitimitetin e 30 qershorit, ndërsa vendimi i dytë lidhet me përpjekjet e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit. Më shumë se sa në parime dhe standarde, palët janë fokusuar te kontrolli. Për vetë faktin që Kushtetuesja mungon dhe duhet të ishte rregullator, asnjë institucion tjetër nuk mund ta bëjë këtë rol dhe për pasojë të gjitha palët e lexojnë këtë në mënyrën se si atyre ju intereson”.
I pyetur për padinë penale që Meta ka paralajmëruar ndaj Dvoranit, kreut të KED, Krasniqi e quajti këtë si mjet politik të momentit.
“Janë më shumë mjete politike për momentin politik. Nuk mundoj se lidhet me ndonjë shkelje të dukshme prej tyre. Problemi është se palët po luftojnë për ta dëmtuar besueshmërinë publike. Kështu që të kishte qenë në vendin e Dvoranit do të kishte qenë sulmuar”, u shpreh Krasniqi.
Diskutime rreth kësaj post