Një përplasje me kundërshtarin kokë më kokë për pak sa nuk i ka marrë jetën futbollistit 19-vjeçar Denis Harut.
Përplasja ndodhi mes futbollistëve të skuadrave ASC Poli dhe Sepsi OSK në Rumani. Pas ndihmës së parë, mbrojtësi 19 vjeçar, Harut u dërgua me urgjencë në spital ndërsa sulmuesi, Kuka u dërgua jashtë fushës.
Megjithatë thuhet se futbollistët janë nën kujdesin e mjekësve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
https://www.youtube.com/watch?v=6cCTtDzJtsw
Diskutime rreth kësaj post