Deputeti i PD Edmond Spaho e quajti të pavlerë kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha i cili pritet të mbahet më 18 dhjetor. Ai mohoi fjalët që po shihet si opsion unifikimi i dy kuvendeve.
Deklarata e Spahos:
“Këto janë thashetheme sepse nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë sepse problemet janë shumë të mprehta. Basha pati mundësi 8 vite për të drejtuar dhe ka humbur 4 palë zgjedhje dhe ka pasur dështime të plota. Por ne i ftojmë mbështetësit e tij të japin kontributin e tyre në kuvendin e 11 dhjetorit”, tha Spaho.
Diskutime rreth kësaj post