Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor.
Në aksin Milot-Rrëshen, dy makina janë përplasur rreth orës 17:20 të ditës së sotme, duke sjellë lëndimin e tetë personave.
Mësohet se autobusi, i drejtuar nga shtetasi N.M, është përplasur me një karoatrec, të drejtuar nga shtetasi E.P.
Për pasojë, janë lënduar 6 shtetase, pasagjere në autobus, drejtuesi dhe pasagjeri i karoatrecit, të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post