Dy automjete janë përplasur mes tyre në autostradën Tiranë-Durrës duke sjellë kaos në qarkullimin e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm.
Në aksident janë përplasur dy mjetet me targa AA 902 CM dhe AA 673 RV.
Nga aksidenti nuk ka pasur viktima apo të lënduar rëndë sipas raportimeve paraprake.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe rikthimin e trafikut në normalitet.
Pritet largimi i mjeteve nga rruga për t’i dhënë fund kaosit.
Diskutime rreth kësaj post