Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, duke iu referuar çështjes së Teatrit Kombëtar, e ka vlerësuar atë si një debat të gjerë që ka përfshirë shumë hallka të shoqërisë, por padyshim si një çështje të politizuar. Soreca deklaroi se në këtë pikë, për Bashkimin Evropian e rëndësishme është që procedura e tenderimit për teatrin të realizohet në mënyrë transparente dhe të jetë në përputhje me ato të BE-së.
Në fakt gjatë aktivitetit, në media u dha vetëm fjala e ambasadorit. Në atë aktivitet ishte dhe Robert Budina, regjisor dhe anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ky i fundit ishte tepër kritik ndaj qëndrimit që ka mbajtur zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë, ndërsa tregoi dhe rrugën se si dilet nga kjo situatë.
“E para nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata. E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë. E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar. E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike. E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar. E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuik rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet. Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja”, deklaroi regjisor Budina./ Opinion
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post