Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli fituan “Voice of Big Brother VIP” dhe si shpërblim i dërguan në një dhomë të veçuar brenda shtëpisë, ku duhej të kujdeseshin për një kukull.
Vëllai i Madh u ofroi banorëve të tjerë një mënyrë për t’i nxjerrë ata nga ajo dhomë, duke hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh. Shumica e tyre votuan për të dalë Efi dhe Luizi dhe kjo ngriti shumë debat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Efi gjatë prime-t të sotëm tha se kur po merrej vendimi nëse do dilnin apo jo, i erdhi keq që u fol vetëm për Luizin dhe nuk menduan për të.
“U dhanë pjesë të bukura, por dita e nesërme ishte e mërzitshme. Momenti që kam dalë nga rulota, më është rikthyer ankthi. Amosit ia kam treguar këtë, dhe u zhgënjeva nga ai.
Më erdhi shumë keq se folën vetëm për Luizin, edhe pse Kiara tregoi se çfarë po më ndodhte aty.
Më vinte inat të ankohesha, nuk u dorëzova. Falënderoj të gjithë ata që harruan lojën dhe menduan diçka më tepër, shëndetin mendor. Nëse do ishte më shumë për të qëndruar, do thoja të dilja nuk e kisha aspak problem”, u shpreh Efi.
Diskutime rreth kësaj post