Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Gjadër të Lezhës për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve për shkak të reshjeve të shiut.
Ai ka folur edhe me banorët e zonës dhe ankesat e tyre në lidhje. Rama ka replikuar edhe me një qytetar, që Rama e quajti demokrat të lëkundur.
Nga ana tjetër, qytetari i është kthyer duke i thënë se nuk është i lëkundur, por është me ata që punon.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ky është demokrat i lëkundur?
Banori: Unë nuk jam as i lëkundur as i palëkundur, jam me atë që punon. Të thashë edhe parmbrëmë që e shpëtove fshatin nga përmbytja.
Rama: Se je demokrat i zgjuar ti prandaj je i lëkundur. E mban mend shumë mirë se si ka qenë. Kjo e bazës ushqimore është detyra jonë.
Banori: Faleminderit nuk po them se kryetari ka pak kohë që ka ardhur në detyrë.
Rama: Pak ka, po ka punu sa për të gjithë ata kryetarë që keni pas.
Banori: Këta kanalet dhe lumenjtë me i pastru që të shmangim përmbytjet.
Rama: Pse nuk janë pastru, po mos të ishin pastru do ishit përmbytur të gjithë.
Banori: Po po i keni pastru.
Rama: Po ku ka pasur asfalt këtu që thonë që nuk keni bërë asnjë gjë. Sa kemi bërë me kanalet ne në këto vite nuk është bërë në 20 vite e kusur.
Diskutime rreth kësaj post