Situata vazhdon të jetë e rënduar në veriun e Italisë, ku shirat e dendur e përmbytjet kanë detyruar autoritetet e Piemontit e Liguarias të shpallin alarmin e kuq, ndërsa në Vale D’Aosta e Toskanë jepet paralajmërim i verdhë.
Një burrë 69-vjeçar u rrëmbye nga ujrat në Torineze. Dalja nga shtrati e lumit Tanaro i shtyu zyrtarët lokalë t’i kërkojnë qeverisë qendrore shpalljen e gjendjes së emergjencës.
Vetëm dy javë më parë, shkencëtarët italianë paralajmëruan se ndryshimet klimaterike e kanë ekspozuar vendin ndaj rreziqesh të shtuara sidomos nga përmbytjet e në veriperëndimin e vendit ndodhi pikërisht një gjë e tillë. Dy ditë reshjesh papushim kanë krijuar një situatë të ngjashme edhe në Torino, ku ka dalje nga shtrati edhe të lumit Po. Ashpër është goditur dhe zona e Ligurias, ndërsa metereologët paralajmërojnë për erëra të fuqishme edhe përgjatë bregdetit. Në Ventimilia, pranë kufirit me Francën, 5 emigrantë u tërhoqën nga dallga që u përplas mbi urën, poshtë të cilës ata po qëndronin.
4 prej refugjatëve u arrit të shpëtoheshin, ndërsa një mashkull nigerian rezulton i zhdukur e ka shumë mundësi të jetë mbytur. Kryeministri Matteo Renzi mbërriti në selinë e qendrës operative të mbrojtjes civile në Torino, ku deklaroi se faza e emergjencës nuk ka përfunduar akoma dhe se për momentin, askush atje nuk mund të marrë frymë i lehtësuar.
Diskutime rreth kësaj post