Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka shprehur edhe njëherë solidaritetin me popullin grek, pas përmbytjeve të pazakonta që kanë përfshirë vendin që prej ditës së hënë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe banojnë në Greqi dhe janë prekur nga përmbytjet, që të kontaktojnë për ndihmë me ambasadën shqiptare.
Postimi:
“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore🙏
Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë🇬🇷, në numrin e aktivizuar të telefonit 📞 𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë🤝
Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë🇦🇱 përmes numrit të emergjencës 📱 𝟎𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it 📧 [email protected]”, shkruan Rama në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post