Strukturat e Emergjencave Civile dhe të Rezervave të Shtetit kanë shpërndarë sot ndihma ushqimore dhe batanije, për zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Njësinë Administrative 11 të Tiranës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i shoqëruar nga deputeti i zonës Rapik Suli, Prefekti Sadi Vorpsi, drejtues lokalë dhe të Emergjencave Civile, apeloi për solidaritet të gjithë shoqërisë.
“Jam këtu me Prefektin, me punonjësit e Policisë dhe mbi të gjitha me studentët e Akademisë, me deputetin, Administratorin, drejtorin e shkollës, me përfaqësues të Rezervave të Shtetit dhe Emergjencave Civile. Kjo për shkak se zona ku jemi është një zonë që në mënyrë ciklike përmbytet. Dhe ndërkohë na duhet të marrim masa emergjente për të garantuar që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen. Pra duke zhvilluar një program të tërë nga njëra anë jemi për analizimin e situatës dhe shkaqeve pse përmbytet kjo zonë, dhe nga ana tjetër për të marrë masa që kjo të mos ndodhë në të ardhmen. Kjo është një pjesë e punës sonë. Pjesa tjetër ka të bëjë pa asnjë diskutim me ndihmën që u japim banorëve të cilët deri para pak ditësh ishin me prani të ujit në shtëpitë e tyre. Ka shumë rëndësi solidariteti i njerëzve, solidariteti mes nesh, për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Është e disata herë që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që janë gjendur në vështirësi për shkak të kushteve atmosferike dhe veçanërisht përmbytjeve””, tha Tahiri.
“Në kushtet aktuale po bëjmë gjithçka është e mundur për të menaxhuar situatën çdo cep të Shqipërisë, për të mos pasur vështirësi e situata kritike me përmbytjet. Por nga sot nisim dhe një fushatë të tërë ndihme dhe solidariteti për ata që u prekën nga kjo përmbytje. Është pas asnjë diskutim e dimensionit social e asaj që kemi bërë deri më sot. Do ta vazhdojmë me çdo familje duke i ndihmuar që të krijojnë kushtet e jetesës në banesat që kishin prani të ujit””, cilesoi ai.
Diskutime rreth kësaj post