Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shënuar përmbytje edhe në Shkodër.
Siç shihet në këto imazhe uji ka mbuluar hapësira të konsiderueshme.
Ne Ana Malit jane permbytur rreth 50 ha toke (fusha Muriqanit), nga prroji i perbashket me Malin e Zi.
Ne Rrethina mungon energjia elektrike ne te gjitha fshatrat. Ne lumin Kir prurjet jane normale.
Ne Njesine Administrative Postribe mungon energjia elektrike qe ne mengjes.
Ne Berdice mungon energjia elektrike ne gjithe fshatrat,permbytje ka ne nje pjese te segmentit ku po punohet ne rrugen Shkoder -Velipoj.
Ne Guri Zi ka patur disa here nderprerje te vogla te energjise elektrike por qe eshte rikthyer pas pak minutash. Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonen fushore te fshatit Rrenc toke e cila eshte e pa kultivuar! Ka prezence te ujit ne aksin nacional Shkoder -Mjede.
Lumi Kir ka rritur ndieshem prurjet.
Ne Velipoje mungon energjia elektrike ne gjithe territorin per rrjedhoje dy hidrovoret nuk jane ne pune. Toke kenete e permbytur eshte afro 80 hektar toke.
Paralajmërimi
Duke nisur nga pasditja e sotme (29 nëntor) reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë më të dukshme gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme (dt.30).
Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur nesër vlera të larta deri në 100mm/24orë. Reshjet do të shoqërohen me prani të lartë të RRUFEVE dhe ERË të fortë.
Në këtë situatë meteorologjike Instituti i Gjeoshkencave publikoi hartën me qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet.
Vetëm Durrës e Tirana listohensi zona me rrezikshmëri të moderuar, të tjerat janë të kuqe që do të thotë që rreziku nga reshejt e shiut është i lartë.
Diskutime rreth kësaj post