Shqiptarët dolën të përçarë në zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut, ku nëse do të kishin hyrë të bashkuar, sipas votave të marra nga dy koalicionet shqiptare, ata do të mund të kishin nxjerrë kandidatin e tyre të përbashkët në balotazh me Siljanovsken e VMRO-DPMNE.
Eksperti Ilir Kulla në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News foli për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kësaj interviste, eksperti Ilir Kulli u ndal edhe tek dalja e shqiptarëve me dy kandidatë, si edhe përçarjen e tyre.
“Perëndimi i premtoi RMV, gjithë faktorit politike se nëse do të ndryshonin emrin do të hynin në BE. Por kjo nuk ndodhi dhe zhgënjimi i njerëzve u pa që në zgjedhjet vendore, ku LSDM i humbi shumë thellë edhe pse ishte në pushtet. Në këtë periudhë që bota kaloi këto halle të mëdha si pandemia, u shfaqën edhe probleme të mëdha si korrupsioni dhe shumë gjëra të tjera. Dhe po ashtu pamë edhe një luftë të brendshme të LSDM duke bërë që LSDM të dobësohej. Pra të gjithë indikatorët tregonin që do të kishte një përmbysje, por jo kaq të madhe. Këtë herë diferenca është shumë e madh, vetëm një mrekulli me bashkimin e gjithë shqiptarëve, bashkë me një pjesë të votave të LSDM së shkëputur, ndoshta mund ta kthente rezultatin në raundin e dytë. Raundi i dytë shoqërohet edhe me zgjedhjet parlamentare. Pra nëse diferenca e deputetëve mes BDI dhe opozitës shqiptarë është e madhe, atëherë çështja mendoj se mbetet e hapur. Nëse diferenca është e ngushtë atëherë BDI është në opozitë. Nëse diferenca është e madhe mendoj që do të ndërhyjë faktori ndërkombëtar sepse nuk do një Maqedoni të destabilizuar”, tha ndër të tjera Kulla.
Diskutime rreth kësaj post