Një përleshje e egër ka ndodhur pak më parë në skelën “A” të portit të Selanikut.
Siç raporton gazetari Shpëtim Zinxhiria, dy grupe të rinjsh, një i përbërë nga pakistanezë dhe algjerianë dhe tjetri grekë dhe shqiptarë, u përfshinë në këtë përleshje.
Disa persona u plagosën lehtë në përleshje, ndërsa një u godit me thikë në shpinë dhe u dërgua me ambulancë në spitalin AHEBA, ku dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet që kanë çuar në këtë përleshje nuk dihen ende, por mësohet se pjesa më e madhe e të përfshirëve në ngjarje janë të rinj.
Ndërkohë policia ka mbërritur në portin e Selanikut dhe po heton ngjarjen e plotë.
Diskutime rreth kësaj post