Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se ende nuk është parë asgjë nga ajo që pritet të ndodhë brenda parlamentit.
Teksa diskutohej për tensionet që ndodhën në seancën e të hënës, ku pati dhe konfrontim fizik, Noka nuk u përpoq të qetësonte tonet, por duke e justifikuar çfarë ndodhi, paralajmëroi për situata edhe më të tensionuara.
“Prisni se s’keni parë gjë akoma. Këtë thash unë, tjetrën zbërthejeni ju. Unë këtë thash, prisni se s’keni parë gjë akoma. E mbani mend kur Edi Rama na tha në vitin 2013 prisni se s’keni parë gjë akoma, pra ai tregoi se si do përshkallëzohej arroganca, arbitrariteti, dhuna ndaj opozitës, mohimi i lirive të tyre ligjore dhe kushtetuese”.
“Tani unë po them që brenda atij parlamenti, prisni se s’keni parë gjë akoma” – u shpreh Noka në euronewsal.
Diskutime rreth kësaj post