Sali Berisha ka komentuar ndeshjen Shqipëri-Çeki, të cilën e konsideroi si “më të bukurë e ekipit të kombëtares që kam parë ndonjëherë”.
Por Berisha, foli për “prapaskenat” e sfidës ku Shqipëria fitoi 3-0, teksa u shpreh se kryeministri Edi Rama “nxite i tëri dhe nuk duartrokiti njëherë ekipin”.
“Se ç’ndodhi pastaj mes tij dhe Dukës, investigojeni, por them që ishte përgjigja më e merituar që i dhanë një përçarësi”, u shpreh ai.
“Silvinjo është shkrirë në 1 me psikologjinë e lojtarëve dhe krijon tek ata siguri të madhe dhe motivim të fortë. Ndeshja në vlerësim tim modest, ishte me bukura e ekipit të kombëtares që kam parë ndonjëherë, Por nuk ishte vetëm fusha, vetëm entuziasmi dhe ndezja flakë e tifozëve nën himnin e kënduar nga Shkurte Feza, por pati edhe momente kaq pikante, aq edhe vetë golat e himni.
Aq sa ishte lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, po aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bën përçarësit të kombit i cili nxinte sterr. Rrinte si në gjemba, si tiran pa duartrokitur njëherë ekipin sepse shihte ato, përçarësi i kombit.
Se ç’ndodhi pastaj mes tij dhe Dukës, investigojeni, por them që ishte përgjigja më e merituar që i dhanë një përçarësi që edhe ditën e ndeshjes, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit shfrytëzoi Parlamentin për të folur kundër Kosovës dhe si vëllai Vuqiqit, apo argati i Beogradit.
I gjithë zhvillimi në stadium, ato janë një simfoni madhështore e një suksesi që unë e quajt të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar dhe fansave tanë që janë absolutisht më patriotë, më të civilizuar, qytetëruar dhe më të zjarrtë të Evropës. Nëse një ditë Kombëtarja do dalë kampione e Evropës, them që tifozët tanë janë kampionet e Evropës”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post