Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi dje zgjedhjen e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga PD. Në një intervistë për mediat, Berisha u shpreh se ai e mori një vendim të tillë nën didaktik e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duke dëshmuar sipas tij, se është një qenie mjerane.

“Mendoj se shkaqet e qëndrimit të Bashës ndaj meje janë të qarta. Ai në 2017 përjashtoi brutalisht nga gara elektorale eksponentët më kryesorë që kishin kontribute të mëdha vetëm se mendonte se ata i bënin hije. Kreu një akt që bashkëpunoi me Edi Ramën, por kur pa se nuk kishte asnjë lloj mundësie me mua, ai e bëri zgjedhjen nën diktatin e plotë të ambasadores Yuri Kim. Dakord nuk bëri zgjedhjen e tij, por njeriu duhet të zgjedhë parimet, sepse po ju nënshtrove diktatit dëshmon se je një qenie mjerane, por njeriu ka idealet e veta”, deklaroi ai.
Ndërsa i pyetur se çfarë vendi do të ketë Ilir Meta në opozitë, Berisha e cilësoi një aleat të çmuar.
“Do jetë një aleat i çmuar me të cilin jemi të hapur për të bashkëpunuar për largimin e regjimit të Edi Ramës. Bashkëpunimi është gjëja më e natyrshme, por siç e patë LSI ishte e pranishme, Kryemadhi mbajti një fjalim në protestë. LSI po bën një luftë me fakte kundër kësaj qeverie, prandaj për ne është një aleat i çmuar”, nënvizoi ai.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar protestën e 7 korrikut, duke u shprehur se ajo ishte vetëm inaugurimi i një lëvizje të fuqishme, e cila do të shpëtojë vendin nga një regjim monist që sipas tij ka vendosur Edi Rama.

Diskutime rreth kësaj post